TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria ka rikthyer në shtëpinë ku ka ndodhur krimi, Hygerta Metën, pasi ajo pretendon se është ajo autorja e vrasjes të së atit, Pëllumb Meta.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raportoi se 19-vjeçarja nuk ka arritur të bindë hetuesit se ka qenë ajo personi që ka shkrepur armën që i mori jetën të atit.
Ndërkohë që hetuesit i kanë kërkuar që të shpjegojë pozicionin e 59-vjeçarit Pëllumb Meta, deklarata e Hygertës dhe detajet e dhëna, nuk janë përputhur me trajektoren e përcaktuar nga ekspertët.
Ndërkohë më parë gjatë ditës hetuesit kanë kryer një tjetër ekspert hetimor, ku në poligon për të bërë qitje janë dërguar bashkëshortja e Pëllumbit, dy djemtë dhe vajza.
E vetmja që ka pranuar të bëjë qitje ka qenë 19-vjeçarja, ndërkohë që të tjerët kanë refuzuar, çka ka rritur dyshimet se qitësi i vërtetë ka qenë Hyseni, djali i madh.
Në provën në poligon ka rezultuar se Hygerta di të përdorë armën.
Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta.
Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babanë, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme.