AKTUALITET, 1 Prill 2022, 12:20

Moti i keq dëmton rrjetin e energjisë elektrike, OSHEE: Defekte në Kavajë, Burrel dhe Shkodër

Moti i keq dëmton rrjetin e energjisë elektrike, OSHEE: Defekte

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë në 48 orët e fundit ka shkaktuar dëme të shumta në rrjetin e energjisë elektrike.

Sipas një njoftimi nga OSHEE, rreth 1500 elektricistë ndodhen në gjendje gatishmërie, duke punuar për eleminimin e avarive ku aktualisht rajonet më të prekura nga defektet janë Kavaja, Burreli dhe Shkodra.

“Defektet janë të llojit si këputje percjellsash, thyerje izolatoresh, dëmtime kabllosh, shkarkuesash, bashkime percjellsash etj.“-thuhet në njoftim.