AKTUALITET, 17 Shkurt 2024, 09:02

Mot me diell! Si do të ndryshojnë temperaturat sot

Mot me diell! Si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

 Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale pritet të kenë një rritje fare të lehtë ndërsa ato të mesditës pritet të kapin vlera 2-18 gradë celsius kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta që vijnë si pasojë e kësaj qendre të presionit të lartë me origjinë nga Ishujt Azore dhe Afrika e veriut.

Depërtimi i pazakontë e një qendre të thellë të presionit të lartë mbi kontinentin europian (ashtu si dhe mbi vendin tonë) do të bëjë që moti të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.