AKTUALITET, 21 Shkurt 2022, 08:30

Mos harroni çadrën! Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

 

Mos harroni çadrën! Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i

Koha sot nuk do të jetë në favorin tonë. E hëna nis me vranësira, ndërsa temperaturat do të vijojnë që të rriten.

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta në të gjithë territorin. Si pasojë e temperaturave të larta reshjet do të jenë në formë shiu në pothuajse gjithë Shqipërinë, ku vetëm në zonat e thella malore do të ketë mundësi për reshje të pakta dëbore. Por herë pas here parashikohet të ketë edhe intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.