TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë, 18 maj, pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje” lidhur me dosjen “Partizani”.
Në një prononcim për mediat, Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj ish-kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, duke e akuzuar se ka bërë deklarim të rremë të pasurisë së tij, në formularët e ILDKPI-së, për të kaluar procesin e Vettingut.
“Unë jam këtu për një denoncim tjetër, denoncim të ri, i cili fakton se Altin mashtruesi, Altin Troplini ka mashtruar gjithçka lidhur me vilën ku banon.
Ky njeri që kryeson Vettingun tani, është i padenjë për asnjë funksion, përveçse në bankën e akuzës.
Sot, do t’ju tregoj për vilën ku banon Altin Troplini, që nëse ju bëni një kontroll të intervistave të tij, ai thotë se unë banoj aty dhe se në dokumentet shtetërore ka deklaruar se vila është ndërtuar pothuajse e tëra para martesës me bashkëshorten e tij aktuale, në mënyrë që askush mos të mund të lidhë ndërtimin e vilës me dhëndurin.
Pra Altini është bërë dhëndër aty në atë familje, pasi ishte ndërtuar vila dhe nëse dikush do thonte se aty është ndërtuar vila pas martese, të thuhej se është mashtrim.
Kur u bë Vettingu i Altin Troplinit, prindërit e bashkëshortes paraqitën një deklaratë noteriale, ku deklarojnë se paratë për ndërtimin e vilës i kanë marrë nga misionari G.B. E kuptoni ju, bamirësi i madh si puna e Rrapush Xhaferrit.”, tha Berisha.
Ndërsa tregonte deklaratat noteriale para gazetarëve, lideri demokrat tha se Dumani në disa aspekte, “ia kalon edhe Irena Gjokës”.
Berisha: Herën e kaluar ju tregova se si Altin Dumani ka deklaruar se ka blerë apartament dhe zyrë me vlerë disa herë më të ulët sesa vlerat e tregut. Sot, unë jam këtu për një denoncim tjetër.
Ky njeri, që kryeson vettingun, është i padenjë për çdo funksion, përveçse për bandën e akuzës. Sot do t’ju tregoj për vilën ku banon Altini. Ai thotë se banon me qira. Me dokumente shtetërore është deklaruar se vila është ndërtuar pothuajse e tëra para martesës së Dumanit, në mënyrë që askush të mos e lidhë ndërtimin e vilës me dhëndrin. Ai u bë dhëndër në atë familje pasi vila kishte përfunduar.
Kur u bë vettingu, prindërit e bashkëshortes paraqitën një deklaratë noteriale, duke deklaruar se paratë i kanë marrë nga një misionar. E kuptoni ju, bamirës i madh, si puna e Rrapush Xhaferit. Kanë qenë afro 45 mijë paund. Se si një misionar jepte 45 mijë paund për një familje, kjo është…
Ndërhyrje nga gazetarët: Ka shërbyer si kishë
Berisha: Edhe kjo është një super mashtrim. Këta që përdorin kishat për mashtrim, s’kanë as Krisht, as Allah, as Budë; janë kryehajdutë. Në deklaratën noteriale thuhet: “Dhëndri ynë s’ka asnjë kontribut financiar në ndërtimin e kësaj vile.” Dhëndri ynë s’kishte pse të fuste dorën në xhep për vilën. Vila është banuar nga familja Pango që nga viti 2000.
Çfarë thonë dokumentet e shtetit? Dumani e deklaron ndërtesën si të ndërtuar në vitin 2000.







