AKTUALITET, 15 Janar 2024, 18:11

Ministri Hasani takim me homologen Gërvalla në pikën kufitare të Morinës: Ndalesa e parë, Kosova!

Ministri Hasani takim me homologen Gërvalla në pikën kufitare

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me homologen  homologen Donika Gërvalla – Schwarc, në pikën kufitare të Motrinës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Hasani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Më tej ai shkruan se ndalesa e parë është Kosova për të vijuar me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi.

“Në pikën kufitare të Morinës, me miken dhe homologen Donika Gërvalla – Schwarc, në nisje të turit 3 ditor në rajon. Ndalesa e parë Kosova për të vijuar me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi.”, shkruan Hasani në Facebook.