AKTUALITET, 15 Janar 2024, 17:41

Iu anulua fjala në Kuvend pas kaosit nga opozita, reagon Presidenca

Iu anulua fjala në Kuvend pas kaosit nga opozita, reagon Presidenca

Pas anulimit të fjalimit të Presidentit Begaj në nisjen e seancës plenare, për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, kreu i shtetit ka njoftuar fjalim nga Presidenca.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se në pamundësi për të drejtuar mesazhin e tij në çelje te sesioni parlamentar nga salla e Parlamentit, Presidenti i Republikës ta japë këtë mesazh për shqiptarët nga Presidenca, në orën 18.00.

Kujtojmë se seanca u shoqërua nga zhurma dhe kaosi, duke u mbyllur brenda pak minutash.