AKTUALITET, 25 Nëntor 2025, 15:48

Ministri Blendi Gonxhja: Urat monument kulture, kanë përballuar pa asnjë dëmtim motin e keq, pas ndërhyrjeve restauruese

Ministri Blendi Gonxhja: Urat monument kulture, kanë përballuar pa

Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit vlerëson ndërhyrjet restauruese që janë bërë në urat e cilësuara si monument kulturor.

Gonxhja shkruan se falë ndërhyrjeve restauruese këto ura kanë përballuar pa asnjë problem prurjet e mëdha të lumenjve pas motit të keq me shi, duke dëshmuar, sipas tij, qëndrueshmërinë e rikthyer dhe rëndësinë jetike të restaurimit të tyre.

Falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm duke respektuar në çdo detaj arkitekturën origjinale të urave monument kulture të kategorisë së parë në Shqipëri, nga Ura e Mesit në Shkodër tek Ura e Zogut (FAZA I), nga Ura e Golikut dhe Shën Prodhomit në Voskopojë tek Ura e Nicës në Pogradec, dhe deri tek urat e Glinës dhe të Haskovës në Gjirokastër, këto vepra historike po i përballojnë pa asnjë dëmtim prurjet e mëdha të lumenjve pas motit të keq me shi, duke dëshmuar qëndrueshmërinë e rikthyer dhe rëndësinë jetike të restaurimit të tyre.