AKTUALITET, 25 Qershor 2022, 13:44

Çmimi i naftës nuk njeh rënie, qytetari ‘gjen’ mënyrën për ta siguruar, por kapet mat

Çmimi i naftës nuk njeh rënie, qytetari ‘gjen’

Rritja e çmimit të naftës, që ka shkuar në 258 lekë për litër ka bërë që qytetarët t’i drejtohen zgjidhjeve alternative për të mbushur sebratorin e makinës.

Një 39-vjeçar është në telashe me policinë pasi është kapur “mat” duke tentuar të vjedhë naftë në një kamion të parkuar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

E. P., 39 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë naftë në një kamionin të parkuar”, bëri me dije policia.