TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia sllovene ka shkatërruar dy banda kriminale të lidhura me rrjetin ndërkombëtar të drogës që drejtohej nga shqiptari Ergys Dashi, i ekzekutuar në janar të vitit 2022 në Ekuador të Amerikës së Jugut.
Mediat sllovene bëjnë me dije se hetimet që çuan në goditjen e dy organizatave që trafikonin sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut drejt vendeve evropiane, u kryen nga prokurorë sllovenë dhe italianë, si dhe prokurorë nga Rrjeti Gjyqësor Evropian.
Policia e Koperit ka arrestuar së fundmi njëmbëdhjetë të dyshuar dhe ka sekuestruar disa kilogramë kokainë dhe kanabis dhe mbi 60,000 euro.
“Hetuesit mblodhën prova për një rrjet droge i drejtuar nga një shtetas shqiptar në Evropë po kontrabandonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt vendeve evropiane. Kreu i grupit u vra në një restorant në Amerikën e Jugut në fillim të vitit 2022”, shkruajnë mediat sllovene, pa përmendur emrin e Ergys Dashit i cili mbeti i vrarë në Ekuador.
Sipas hetimeve, në Slloveni, kreu i grupit, pra Ergys Dashi ishte ndihmuar nga një tjetër shqiptar që ndodhet në burg dhe partnerja e tij nga zona e Izolës.
Ajo ishte përgjegjëse për mbështetjen logjistike dhe prokurimin e automjeteve me targa sllovene.
Automjetet modifikoheshin nga një organizatë kriminale në Holandë për të siguruar ndarje sekrete për të fshehur sasitë e drogës.