AKTUALITET, 17 Shkurt 2022, 14:49

Shtrimet post-covid, mjeku pneumolog: Situata është e rëndë, ka patur edhe fatalitete

Shtrimet post-covid, mjeku pneumolog: Situata është e rëndë,

Mjeku pneumolog Arben Tanka ka folur në lidhje me shtrimet post –covid.

Ai ka thënë per fax news, se aktualisht janë 25 pacientë të shtruar në këtë repart në spitalian “Shefqet Ndroqi”, një pjesë e të cilëve janë në gjendje të rënduar.

Ai ka thënë gjithashtu se pacientët kalojnë në repartin post-covid pas 3 javësh trajtim ndërsa mes tyre ka pasur edhe fatalitete.

Tanka: Atëherë në hapësirën post-covid janë 25 pacientë. Situata është e rënduar. Është gjendje e rënduar. Kanë nevojë për oksigjeno-terapi. Ata vijnë në gjendje të rrëndë.

Pyetje: Pacientët janë ata që kanë lënë spitalet covid apo janë edhe nga shtëpia?

Tanka: Pjesa më e madhe kanë qenë të hosptalizuar dhe kanë qenë në gjendje të rëndë. Por ka edhe nga ata që nuk kanë preferuar të shtrohen në spital.

Pyetje:Për këta që janë trajtuar në spital, gjendja është më e mirë?

Tanka: Nuk mund të themi që ka një diferencë të dukshme. Jemi kundër rasteve të trajtimit në shtëpi.

Pyetje: Sa të vaksinaur janë ata që janë në repartin post-covid?

Tanka: Janë të pavaksinuar. Shumica e shtrimeve janë të pavaksinuar.

Pyetje: Cilat janë pasojat e Covid?

Tanka: Demtimi i mushkërisë për shkak të një covidi të rëndë, fenomene trombomembolike. Ka pacientë që vuajnë nga disbalancim i diabetit.

Pyetje: Si është situata nga janari. A ka rënie?

Tanka: Neve në fakt e kemi valën e rënies pak më vonë pasi pacientët vijnë në këtë repart pas 3 javësh trajtime. Ka pasur shifra deri në 35 pacientë.

Pyetje: Numri i shtrimeve ditore?

Tanka: Ka qenë 5-7 pacientë.

Pyetje: Thirrje për qytetarët që s’janë vaksinuar?

Tanka: Është thënë se pjesa më e mdahe e të shtuarve nuk janë të vkasinuar. Vaksina ndihmon për kalimin më të lehtë të Covid.

Pyetje: Grupmosha e pacientëve të shtruar?

Tanka: Mesatarja është rreth 60-vjeç.