AKTUALITET, 17 Shkurt 2022, 14:49

A do të kthehet Meta në krye të LSI-së pas mbarimit të mandatit si President? Kryemadhi: Ai kostum i rri shumë i ngushtë tashmë

A do të kthehet Meta në krye të LSI-së pas mbarimit të

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi paralajmëron se pas mbarimit të mandatit si President, Ilir Meta “do të jetë më shumë se LSI”.

Pyetje: Ilir Meta do kthehet në krye të LSI pas mbarimit të mandatit si President?

Monika Kryemadhi: Unë e kam thënë që kostumi i LSi Ilir Metës i rri shumë i ngushtë tashmë, është më shumë se LSI.

Duke folur per mediat jashte Kuvendit, Kryemadhi theksoi se LSI nuk kandidon në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“LSI nuk kandidon i ka krijuar një teknikalitet 11 deputteve te PD të Rithemelimit. LSI nuk është pjesë e kësaj, do u bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve e suportuesve që të votojnë kandidatët më të mirë. Janë zgjedhje lokale dhe kanë të bëjnë me jetën e tyre, jo me jetën politike. Premtim Kryemadhin nuk e kam takuar ndonjëherë por nëse është nga Dibra është fisi im. Qenka treguar burrë me mend, që ka thënë se është nga fisi im. Dibranët shquhen për nuhatje, edhe për zgjedhjen e duhur”, tha Kryemadhi.