TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e Bërxullës kanë bllokuar njërin aks në rrugën e Rinasit dhe kjo ka shkaktuar tensione mes tyre dhe efektivëve.
Policët u kanë kërkuar që të lirojnë qarkullimin e mjeteve, por ata janë ulur në mes të rrugës.
“Lironi rrugën”, iu drejtohen uniformat blu.
“Nëse doni bëni video apo çfarë të doni, nuk lëvizim”, thotë një banore.
“Pse nuk vjen shteti të fusë në burg koncensionarin, nuk dorëzohemi”, shton një tjetër.