AKTUALITET, 25 Shtator 2022, 12:37

Meta: 67% e sasisë së ujit humbet ose vidhet

Meta: 67% e sasisë së ujit humbet ose vidhet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi sot qeverinë se ka dështuar me menaxhimin e sektorit të ujësjellësave dhe kanalizimeve.

Në një konferencë për mediat ai tha se uji që humbet ose vidhet sot është në nivelin 67%, teksa bëri përgjegjës kryeministrin Rama për këtë situatë.

“Të gjithë do të preken nga vendimet e fundit pavarësisht nga demagogjia e qeverisë.

Pasojat e vërteta dhe më të rënda, përfshi edhe vendimin e fundit për rritjen marramendëse të çmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit.

Asnjë justifikim nuk qëndron. Le të marrim në konsideratë situatën me menaxhimit e ujit të pijshëm, i cili ka edhe ai efektin e vet në këtë dështim të çështjes së energjisë.

Dështimet e jashtëzakonshme në këtë sektor, pavarësisht se premtoi që do garantonte 24 orë ujë, është spektakolar.

Uji për të cilin nuk merren të ardhurat është shumë i lartë, 67% e tij, humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi”, tha Meta.