AKTUALITET, 24 Shtator 2022, 20:47

Forca të shumta policore “blindojnë” Fierin, zbulohen detajet e operacionit dhe kush është fokusi i uniformave blu

Forca të shumta policore “blindojnë” Fierin, zbulohen

Forca të shumta policore, pjesë e të cilave Forcat Speciale, kanë ushtruar kontrolle në Fier, Patos e Roskovec.

Prani e shtuar e uniformave blu është venë re në hyrje e dalje të qytetit të Fierit, si dhe në akse të tjera. Raportohet se qëllimi ka qenë kontrolli i personave në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje e që mund të transportojnë lëndë narkotike.

Në fokus të kontrolleve kanë qene edhe personat në kërkim, të përfshirë në vepra të ndryshme penale.