AKTUALITET, 25 Shtator 2022, 09:20

Digjet gjatë natës makina e Deizi Arapit, vajza ‘gangstere’ nga Bilishti që goditi me kokë dhe shkelma policin

Digjet gjatë natës makina e Deizi Arapit, vajza

Makina e një shtetaseje, e parkuar, është djegur gjatë natës së kaluar në qytetin e Bilishtit.

Policia bën me dije se ka ngritur grupin e punës për të hetuar nëse bëhet fjalë për shkaqe aksidentale apo është ngjarje e qëllimshme.

Teksa News 24 raporton se mjeti është shkrumbuar nga flakët dhe se ishte në pronësi të 27-vjeçares Dezi Arapi.

Kjo nuk është hera e parë që 27-vjeçares i digjet makina, pasi një tjetër mjeti të saj në 2018 i kanë vënë flakën.

“Jam e bindur që zjarrin ma ka vënë babai i vajzës me të cilën pata konflikt. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 sapo unë u largova nga makina. Shpërthimi ka qenë i madh dhe shtëpitë janë tronditur,” tregoi Arapi për mediat asokohe.

Kujtojmë që pak kohë më parë Arapi u arrestua nga policia e Bilishtit, pasi kishte prishur qetësinë publike në qytet, ndërsa është ndjekur penalisht në gjendje të lirë motra e saj 23 vjeçe.

E reja u arrestua në qendër të qytetit të Bilishtit, pas një përballje me punonjësit e policisë. Mësohet se Arapi ka goditur me kokë dhe shkelma në gjoks, specialistin e zonës.

Më pas ajo ka kundërshtuar me forcë oficerët e patrullës së policisë teksa e shoqëronin në Komisariat.

Më datë 25.09.2022, rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.