AKTUALITET, 6 Mars 2025, 12:09

Mes KESH e Bardhit s'ka pajtim: Më 2 prill nis beteja ligjore në GJKKO, kreu i grupit të demokratëve akuzohet për shpifje

Mes KESH e Bardhit s'ka pajtim: Më 2 prill nis beteja ligjore në

Nuk ka pasur ‘pajtim’ mes KESH dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i paditur në GJKKO për shpifje dhe fyerje të kryer botërisht.

Avokatët e deputetit demokrat refuzuan propozimin e juristëve e avokatëve të KESH për të përgënjeshtruar deklaratat që me pas të tërhiqej kallëzimi. Në këto kushte është caktuar që çështja të kalojë për gjykim më 2 prill.

KESH paditi Bardhin për shpifje në lidhje me një deklaratë të bërë prej tij në Kuvend mbi përqindjen e humbjes në rrjet të energjisë.

Bardhi është paditur në lidhje me deklaratat për abuzime në miliona euro me procedurat e shitblerjes së energjisë.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.