AKTUALITET, 17 Maj 2024, 15:22

Megaoperacioni i SPAK/ Gazetarja Lala: Më i rëndësishmi i viteve të fundit. Masat dyshohet se kanë të bëjnë me vrasjen e…

Megaoperacioni i SPAK/ Gazetarja Lala: Më i rëndësishmi i viteve

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, Policia me urdhër të SPAK ka nisur një megaoperacion, për kapjen e bosëve të krimit.

Prokuroria ka lëshuar 50-urdhërarreste, ndërsa sipas gazetares Klodiana Lala ky është një nga operacionet më të rëndësishme te viteve të fundit.

Lala theksoi se masat e sigurisë ka dyshime se kanë të bëjnë me ngjarje kriminale, që kanë ndodhur në të kaluarën. Sipas saj, masat dyshohet se kanë të bëjnë me vrasjen e Bardhok Pllanajt në Shkodër, si dhe atentatet ndaj njerëzve të afërt të Ervis Martinajt.

Klodiana Lala: Ka masë sigurie për Leonard dhe Elvis Duka, që ishin armiq të betuar të Ervis Martinajt. Është shpallur në kërkim Arben Ndoka, bëhet fjalë për disa ngjarje që kanë ndodhur në Shkodër. Mesa duket, Ndoka për të marrë hakun e të vëllait të vrarë ka kryer edhe krime të tjera. Ai mendohet se është aktualisht në Dubai. Ngjarjet dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Bardhok Pllanajt, si dhe atentatet ndaj njerëzve të Ervis Martinajt.