TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shitëse në Tiranë, ka denoncuar në polici se në kioskën ku punon një person e ka kërcënuar me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e ish-bllokut.
Siç njofton policia, personi ende i pa identifikuar, i ka vjedhur shitëses dhe xhiron ditore.
“Rreth orës 17:10, te “Xheko Imperial”, te një kioskë, një grua ka denoncuar se një person e ka kërcënuar me armë dhe i ka vjedhur xhiron ditore”, njofton policia.