AKTUALITET, 8 Dhjetor 2024, 13:17

Rama uron Ditën Kombëtare të Rinisë me videon e të riut nga Konispoli: Të rinjtë që po punojnë për një Shqipëri të transformuar

Rama uron Ditën Kombëtare të Rinisë me videon e të riut

Kryeministri Edi Rama, ka uruar me një mesazh ndryshe Ditën Kombëtare të Rinisë.

Ai ka publikuar një shembull të një të riu nga Konispoli, i cili ndjek traditën e prindërve, në biznesin e përpunimit të vajit të ullirit.

Përmes kësaj videoje, Rama përcjell mesazhin se janë të rinjtë që po punojnë për një Shqipëri të transformuar.

“Në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve të sotëm, që nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar anekënd”, shkruan Rama.