TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lokali ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e sotëm në Vlorë ishte në pronësi të familjarëve të biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj i vrarë në një atentat të mirëorganizuar në 10 maj 2021 në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit, teksa ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas kamerave të sigurisë, ka një autor i cili ka qenë me maskë, ka ardhur pas pallateve dhe ka vendosur sasinë e lëndës plasëse.
Pasi e ka vendosur tek dera e lokalit ka ndezur fitilin dhe është larguar po pas pallateve, shpërthimi ka ndodhur 15 sekonda pasi është larguar autori.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe specialistët të njësisë antieksploziv të cilët po bëjnë kontrolle të imtësishme në lokalin ku është vendos tritoli.
“Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po heton dhe për konfliktet e mëparshme të viktimës.
Birçaj u qëllua me breshëri plumbash teksa udhëtonte me makinë nga persona ende të paidentifikuar. Viktima thuhet se jetonte më të shumtën e kohës së tij, në Spanjë.
Sipas hetuesve dyshimet më të forta, janë se Birçaj kishte grabitur një sasi të madhe droge, të cilën një grup kundërshtar po e sillte nga Amerika e Jugut. Kjo ishte edhe një nga pistat në të cilat policia po hetonte në lidhje me vrasjen e 38-vjeçarit. Nën hetim është vënë edhe lidhja e tij me efektivin antidrogës, Granit Deromemaj. Ky i fundit tha se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë aktiviteti kishte miku i tij jashtë vendit.