AKTUALITET, 29 Gusht 2022, 14:07

Atentati i dështuar ndaj Alban Bruçit/ Flet babai i autorit të dyshuar: Djali im nuk ka lidhje! Na sulmojnë disa banditë me pushtet!

Atentati i dështuar ndaj Alban Bruçit/ Flet babai i autorit të

Babai i Bajram Çekores, i dyshuar si autor i atentatit ndaj shtetasit Alban Bruçi në Shkodër ka mohuar se djali i tij është i përfshirë në këtë ngjarje.

Ismet Çekorja është shprehur se djali i tij mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati ndodhet në një mjedis i monitoruar nga kamerat e sigurisë gjë e cila hedh poshtë sipas tij akuzat e policisë.

Ismet Çekorja shprehet se prej tri vitesh policia e Shkodrës i është vënë në shpinë djalit dhe familjes së tij pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia.

58 vjeçari mohon se djali i tij është i përfshirë edhe në ngjarjet e tjera kriminale për të cilat ka qenë i dyshuar.

“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut në një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time një kohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj.

U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time një kohë që familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë.

Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera.

Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia.

im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugash dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet”, është shprehur Ismet Çekorja.

Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25 vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja dhe një person tjetër.

Babai i Çekores mohon akuzat duke thënë se djali i tij nuk është autor në këtë krim dhe asnjë prej ngjarjeve të tjera kriminale.