TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, iu është përgjigjur akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike pas shfaqjes së një flamuri kuqezi me yllin komunist në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë.
Veliaj sqaron se kënga është një satirë ndaj regjimit e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, i cili është dhe dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura.
"Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! @albannimani - dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura - e ka prodhuar para 8 viteve!
Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!", shkruan Veliaj.
Edhe Alban Nimani i grupit “Asgjë sikur dielli” ka reaguar pas "zhurmës" së krijuar nga deputetët e Partisë Demokratike lidhur me shfaqjen e yllit me pesë cepa gjatë performancës së grupit muzikor nga Kosova në natën e tretë të Sunny Hill Festival.
"Video klipi i këngës "Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?" është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.
Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi.
Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste!
— Erion Veliaj #EYC2022 ???????????????? (@erionveliaj) August 29, 2022
Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! @albannimani - dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura - e ka prodhuar para 8 viteve!
Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat! ✌️ https://t.co/Ik4DLifjcV pic.twitter.com/y2gjcKRa1h
Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i perkasim familjeve të persekutuara. It's only Rock n'Roll", shkruan Nimani.
Simboli i komunizmit ????????, “flamuri me yll” shfaqet ne naten finale te #SunnyHillFestivalTirana.
— enriketa papa (@EnriketaPapa) August 28, 2022
Turp per bashkine Tirane qe lejoi fyerjen e qytetareve & perdhosjen e kujtimit te viktimave te komunizmit ne ????????.
Simbolet e komunizmit ???????? duhen ndaluar te shfaqen ne ambjentet publike! pic.twitter.com/pceYQjTwMy