AKTUALITET, 1 Qershor 2023, 18:14

Me kostum e kollare, ish-deputeti i PS Alqi Bllako shihet për herë të parë në gjyq... vëmendjen ia rrëmbejnë dokumentet

Me kostum e kollare, ish-deputeti i PS Alqi Bllako shihet për herë

I veshur me kostum të zi dhe me kollare, ish-deputeti socialist Alqi Bllako doli sot për herë të dytë në gjykatë për të kundërshtuar akuzën që rëndon ndaj tij.

Bllako u pa pas xhamit, teksa qëndronte duke parë me vëmendje disa dokumente që mbante në duar.

Kujtojmë se Bllako akuzohet për “Shpërdorimit të detyrës” në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Ai akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi.

Nga ana tjetër, ish-ministri Lefter Koka, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, nuk u paraqit para treshes gjykuese.