AKTUALITET, 8 Janar 2022, 13:03

Policia e Shtetit hyn në PD: Po ndërhyjmë sepse deputetët na kërkuan ndihmë!

Policia e Shtetit hyn në PD: Po ndërhyjmë sepse deputetët na

Policia e Shtetit ka ndërhyrë në selinë e PD, në një operacion që ka shpërndarë protestuesit. 

Policia ka reaguar duke deklaruar se po hyjnë në selinë e PD, për shkak të kërkesës së një grupi deputetësh të PD, që kanë kërkuar ndihmë. 

Kujtojmë se në seli u hodh gaz lotsjellës në mënyrë të paligjshme nga njerëz të paautorizuar dhe u dhunuan protestues me shkopinj, çka solli edhe plagosjen mbrapa koke të njërit prej tyre. 

"Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:

Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin", thuhet në deklaratë.

Policia e Shtetit hyn në PD: Po ndërhyjmë sepse deputetët na