AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 23:42

“Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri”, zv.ministri i brendshëm përmend kushtin për anëtarët e MEK

“Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në
Andi Mahila

Zëvendësministri i brendshëm, Andi Mahila, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se muxhahedinët e kampit të MEK nuk do të largohen nga Shqipëria, nëse ata zbatojnë angazhimet që kanë marrë. Ai tha se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri

“Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri. Ne nuk e shkelim atë që është premtuar, por qëndrimi i tyre në Shqipëri është i kushtëzuar me zbatimin e angazhimeve që kanë. Natyrisht ka filluar një procedim penal që nuk është i thjeshtë sepse ka 4-5 vepra shumë të rëndësishme.

Është një çështje që do të shihet me shumë kujdes në të gjitha detajet për të zbatuar në radhë të parë ato detyrime ligjore të konventave dhe direktivave që ne si Shqipëri kemi, por të gjitha kanë një themel që nuk cënohet, është siguria kombëtare e vendit tonë. Nëse cënohen këto nuk ka asnjë lloj diskutimi.

Ajo që duan të garantoj është që është nën kontroll”-tha Mahila.