TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

GJKKO ka refuzuar ankimimin e biznesmenit, Pëllumb Gjoka për zbutje të masës së sigurisë duke lënë kështu në fuqi masën "arrest në burg".
I njohur edhe si investitor strategjik, Gjoka u arrestua në kuadër të operacionit "Metamorfoza" pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish-prokurorë.
Apeli i Posaçëm me një vendim të datës 31 gusht, la në qeli personat e arrestuar në kuadër të këtij operacioni. Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka, sipas vendimit të Apelit të GjKKO, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.