TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, e cilësoi show propagandistik në Greqi, mitingun e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se i përdori emigrantët si dekor.
Sipas Shehut, mesazhi i këtij mitingu është i qartë, tipik i autokratëve, i diktatorëve, të një tipi ‘Gedafi’ dhe shqiptarët kanë parë realitetin e paraqitjes së Ramës në Athinë, të një njeriu që mendon se ka fuqi të pakufishme dhe nuk jep llogari.
Deputeti denoncoi me shifra në Syri TV, ku sipas tij, vetëm nga Qarku i Gjirokastrës kanë shkuar në Athinë mbi 1 mij nënpunësa, drejtuesa, patronazhista që janë nisur dje dhe pardje për të marrë pjesë në atë takim.
Gjithashtu Shehu, theksoi se kush e paguan këtë faturë kaq të lartë, pasi një gjë e tillë nuk lejohet nga ligjet e vendit.
Shehu: Mesazhi i këtij mitingu është i qartë, tipik i autokratëve, i diktatorëve, të një tipi Gedafi. Qytetarët kanë përfituar sepse kanë parë realitetin e paraqitjes së Ramës në Athinë. Ishte në të gjitha prizmat dhe tiparet një shoë i një njeriu që mendon se ka fuqi të pakufishme dhe nuk jep llogari. Pyetja e parë që kam unë është fatura financiare. A do kërkojë njeri faturë financiare. Vetëm nga Qarku i Gjirokastrës kanë shkuar mbi 1 mij nënpunësa, drejtuesa, patronazhista që janë nisur dje dhe pardje në Athinë për të marrë pjesë në atë takim. Mijëra të tjerë nga vende të tjera të Shqipërisë. Kush e paguan këtë faturë?
Nuk lejohen as sposorat as donatorët pasi të gjitha duhet të bëhen transparente.
Kemi një aktivitet tipik të një regjimi i cili transmeton imazhin e antieuropianizmit, imazhin e antidemokracisë, imazhin e një shteti antiligjor, imazhin ku nuk respektohen parimet ligjet rregullat dhe çdo gjë komandohet.