TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë i ka dërguar mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Rama tha “i dashur Kyriakos, në vitin 1986 poeti ynë Naim Frashri shkruaji në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.
Duam më të gjithë fqinjët, sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, në vllazërim. Me rend dhe paqe të jetojmë. Le të mos bëhemi armiq dhe të mos zihem, mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar. Është koha e mirëqenies, është koha e lirisë! Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Unë nuk iki dot sot pa ju thënë edhe dy fjalë: Gabime unë mund të kem bërë plot në këto 10 vjet. Ju kërkoj ndjesë për çdo gabim që kam bërë, por kurrë në asnjë rast nuk i kam tradhtuar ata që më kanë besuar qoftë edhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm.
Nuk ka nder më të madh që mund ti bëhet një njeriu në jetë sesa udhëheq vendin e tij. Nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që me josh apo më detyron të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës tuaj.
Për të cenuar interesat publike dhe private të shqiptarëve që unë nuk i njoh, apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë. Kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe nuk besoj se do të ketë më të bukur se kjo.
Përpara se të largohem dhe në pamundësi për ta takuar. Dëshiroj ti lë një pusullë mikut tim, të zgjedhur nga populli i këtij vendi, kryeministrit Mitsotakis.
I dashur Kyriakos, në vitin 1986 poeti ynë Naim Frashri shkruaji në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.