TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërkohë që Rama ndodhet në Athinë në takimin me emigrantët, Fredi Beleri me anë të një mesazhi nga burgu e konsideron këtë “si një provokim”, por që siç shprehet “nuk do t’ia dalë”.
“Zgjedhja e ditës së sotme për vizitën e kryeministrit shqiptar në Athinë nuk është e rastësishme”, thotë Fredi Beleri.
Beleri, i cili është edhe kandidat për eurodeputet i Partisë Demokracia e Re në Greqi dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës thotë se sot bëhet pikërisht një vit nga arrestimi i tij.
Sipas tij, Rama zgjodhi këtë ditë pasi e ka shqetësuar nominimi i tij.
“Ai dëshiron të provokojë Greqinë, të bëjë një shfaqje force brenda Shqipërisë dhe të ulë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do t’ia dalë. Askush nuk mund të luajë me krenarinë dhe dinjitetin e helenizmit”, përfundon mesazhi i Fredi Beleri.