TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nikoll Radaçi autor i aksidentit me 2 fëmijë viktima, pritet të dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e 4 majit në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur me top në trotuar teksa Radaçi, i cili po ngiste makinën në gjendje të dehur, i mori përpara me shpejtësi skëterrë.
2 prej tyre, Enea Muçaj, 12 vjeç dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8 vjeç, arriti të mbijetojë, por me plagë të rënda.
Policia rezulton se ka falur shoferin problematik 4 vite më parë, kur iu pezullua patenta vetëm me 1 muaj për tejkalim shpejtësie, ndërsa sipas Kodit Rrugor duhej t’i ishte hequr të paktën 8 muaj.
PS kërkon ndryshim të kodit rrugor dhe penal për t’i konsideruar vrasje me dashje aksidentet me autorë shoferë të dehur në timon, ndërsa deputetja e PD Ina Zhupa tha se politikanët kanë dështuar, pasi nuk arrijnë të bëjnë ligje që u shërbejnë qytetarëve.