TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti dhe politikani Ylli Manjani, në një postim shkruan se vendi do të jetë në diktaturë nëse delegjitimohet vendimi i anëtarësisë së PD-së për të ratifikuar shkarkimin e Lulzim Bashës.
“Nëse presioni i qeverisë arrin të delegjitimojë vendimin e 44 000 anëtarëve të Partisë Demokratike dhe të procesin e brendshëm vetërregullues të saj, për mbajtur një kukull të telekomanduar në krye të opozitës, jemi në DIKTATURË!
Nuk ka emër tjetër kjo gjë!
Shpresoj që gjykata e Tiranës të bëjë thjesht depozitimin në regjistrin e partive të vullnetit të anëtarësisë së PD. Ky është një proces krejt formal me natyrë më shumë administrative, sesa gjyqësore.
Refuzimi i vullnetit të anëtarëve të partisë së opozitës është ajo që dëshiron qeveria moniste dhe kukulla e telekomanduar e saj në selinë e PD.
Gjykata nuk mund ta injorojë këtë kontekst. Injorimi sjell pasoja katastrofike për demokracinë dhe stabilitetin,” shkruan Manjani.