AKTUALITET, 24 Dhjetor 2021, 10:26

Kompania në emër të një izraeliti, arrestohen 28 punonjës të call center

Kompania në emër të një izraeliti, arrestohen 28

Raportohet për 28 persona të arrestuar në lidhje me mashtrimet e kompanive Call Center.

Kompania ku u arrestuan persona është në emër të një izraeliti.

Operacioni ka nisur që prej ditës së djeshme.

Pak muaj më parë BE-ja dha alarmin se call center-at në Shqipëri po zhvatin qytetarët e tyre.

Prokuroria dhe policia shqiptare janë vënë në lëvizje nga letrërporositë e autoriteteve italiane, gjermane dhe disa vendeve nordike se call center-at në vendin tonë po zhvatin qytetarët e tyre me anë të mashtrimit për të investuar në bursë nëpërmjet sistemit Forex.

SKEMA E MASHTRIMEVE

Me anë të mashtrimit punonjësit e trajnuar u kërkojnë qytetarëve të shumtë të vendeve të huaja të investojnë me para, por jo vetëm, në tregjet ndërkombëtare për t’i shumfishuar më pas investimet e tyre.

Gjë që në realitet nuk ndodh.

Qytetareve fillimisht u kërkohet të depozitojnë shuma të vogla duke filluar nga 250 euro. Për t’i futur me kapitale më të mëdha në lojë , fillimisht pas investimit të parë ua kthejnë paret të shumfishura. Në mënyrë që ata më pas të shpenzojnë shuma të mëdha të cilat zhduken.

Moskthimin e investimit të klientit call center-at ia faturojnë lëvizjeve në bursë që siç vetë e quajnë ” është njësoj si të luash bixhoz”.