AKTUALITET, 7 Maj 2023, 15:39

Pas rënies në koma të të riut të ndaluar, Vocaj udhëzon komisariatet: Përdoruesit e drogës shoqërojini, por mos i arrestoni!

Pas rënies në koma të të riut të ndaluar, Vocaj
Tonin Vocaj

Pas rastit të Jani Rustemajt, i cili u sëmur pas arrestimit të tij, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, u ka dërguar një shkrese komisariateve më qëllim minimizimin e këtyre rasteve.

Personat të cilët janë përdorues të rregullut të drograve të forta për vepra penale të lehta vetëm të shoqërohen dhe të mos arrestohen.

Përdoruesit e drogërave të forta të përfshirë në ngjarje të lehta penale fillimisht vetëm do të shoqërohen dhe do të mbahen nën mbikqyrje nga policia dhe nuk do të vihen menjëherë në pranga.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, sipas “Ora News”, prej 1 jave ka lëshuar një udhëzim për 6 komisariateve të kryeqytetit për mënyrën e trajtimit të këtyre rasteve.

Komisariati të cilët në brendësi të tyre kanë specialistin e zonës do të marrin informacion për çdo përson që njihet si përdorues i drograve të forta dhe do të referohen në komisariantin përkatës ku personi është i shoqëruar, thuhet në udhëzim.

Po ashtu në lidhje me këto persona, pas shoqërimit në polici, do të këtë edhe mjek përkatës pasi shumë herë kanë shfaqur shenja të nervozizmit të shkaktuar edhe nga drogërat që ata konsumojnë.

Ky udhëzim erdhi pas ngjarjes së pak ditëve më parë ku Jani Rustemaj, i cili u arrestua për vjedhjen e një palë atletesh dhe një tapeti, ra në koma.

Sipas policisë, gjatë momentit të arrestimit dhe mbajtjes në bllokun e sigurisë ai kishte shfaqur shenja të agresivitetit për shkak së ishte përdorues i rregullt i heroinës dhe mjekët i kishin dhënë më pak metadon seç duhej.