AKTUALITET, 7 Maj 2023, 14:30

Zani Çaushi vë në lëvizje Gjykatën e Lartë, kërkon të dalë nga burgu

Zani Çaushi vë në lëvizje Gjykatën e Lartë,

Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza (Zani) Caushi për të disatën herë paraqit në Gjykatën kërkesën për përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit në burg, duke kërkuar ulje të ditëve të burgimit. Ai kundërshton disa vendime të Gjykatës së Matit, që i kanë rrëzuar kërkesën për ulje të dënimit.

Zani Caushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.

Sipas ligjit, pas kalimit të një afati të gjatë brenda qelive të burgut, një i dënuar, qoftë dhe me burgim të përjetshëm mund të kërkojë lirim me kusht.

NJOFTIMI

Detajet e Çështjes:

Nr. i çështjes: 82000-00274-00-2023

Tipi: Penale

Titulli i çështjes: MYRTEZA CAUSHI

Dorëzuesi: GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR MAT

Data e regjistrimit: 27.04.2023

Tipi i çështjes: Ç.P.Fazën e Ekzekutimit / Kerkese per uljen e mases se denimit

Inicializuar: Ankim Ndaj Vendimeve Për Juridiksion Dhe Kompetencë Penal

Statusi i çështjes: Regjistrim

Ardhur prej: Gjykata shkallës së parë Mat

Objekti i padisë/akuzës: Ulje denimi.

Baza ligjore: Neni 75 i ligjit “Per te drejtat dhe trajtimit e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve”.

Objekti i kundërpadisë:

Baza ligjore e kundërpadisë:

Palët:

Kërkues: MYRTEZA CAUSHI

Palë e Interesuar: INSTITUCIONI I EKZEKUTIMEVE TE VENDIMEVE PENALE BURREL

Relatori: Sander Simoni.