AKTUALITET, 29 Dhjetor 2021, 13:42

Dekretohet nga Meta Komandanti i Forcave Detare, ja kush do të jetë në krye të flotës shqiptare

Dekretohet nga Meta Komandanti i Forcave Detare, ja kush do të jetë

Presidenti Ilir Meta ka emëruar Adnan Agastra Komandat të Forcës Detare. Agastra më herët ka qenë Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes.

Dekreti:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

DEKRET

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimtë Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6171/2 prot., datë 23.12.2021,

D e k r e t o j:

Neni 1

KundëradmiralAdnand Dëfrim AGASTRA,me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”,në Forcën Detare, emërohet “Komandanti Forcës Detare”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 13407

Tiranë, më  29.12.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META