AKTUALITET, 26 Maj 2022, 22:24

Lorenc Vangjeli: Në shtator Berisha bën lëvizjen surprizë, do t'i lërë të gjithë pa tekst...

Lorenc Vangjeli: Në shtator Berisha bën lëvizjen surprizë,
Sali Berisha dhe Lorenc Vangjeli

Lorenc Vangjeli, ka bërë një parashikim të ri, të veshur me mister, lidhur me situatën politike në Shqipëri dhe lëvizjen e Sali Berishës. 

Vangjeli tha se Berisha në shtator, do të bëjë një "lëvizje surprizë" që do ti lërë të gjithë "pa tekst", por nuk shpjegoi konkretisht për çfarë bëhet fjalë. 

"Mendoj se Berisha, do të bëjë një lëvizje surprizë në shtator. Në shtator pritet zbritja në fushë e dikujt tjetër. Për kohezionin e opozitës që vjen edhe Meta.

Mund të kemi një lëvizje spektakolare të Berishës, që do ti lërë të gjithë pa fjalë dhe tekst, përfshirë edhe Edi Ramën", tha Vangjeli në "Të Paekspozuarit".