TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave është vendosur emërimi i 5 anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e shoqërisë Civile.
Anëtarët e këtij bordi do të jetë Bashkim Muça, Laert Kola, Ylljet Aliçka dhe Vasilika Hysi.
Kjo e fundit është rikthyer me një detyrë të rëndësishme, pasi nuk kandidoi për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit ndërkohë që në dy mandatet e para të qeverisë Rama ka qenë kryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore.
Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si më poshtë vijon:
– Z. Bashkim Muça;
– Znj. Iris Luarasi;
– Z. Leart Kola;
– Z. Ylljet Aliçka;
– Znj. Vasilika Hysi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.