TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ergys Mërtiri thotë se as Berisha dhe as Enkelejd Alibeaj nuk kanë legjimitet për të drejtuar Partinë Demokratike.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Mërtiri tha se PD është në krizë të thellë dhe se po zhvillohet "luftë nën brez dhe me thika".
"PD është në krizë legjitimiteti nga të gjithë anët. Është në krizë politike dhe morale, për rrjedhojë edhe krizë legjitimiteti. Në zgjedhjet e 6 marsit, PD nuk ka marrë as gjysmën e elektoratit të vet. Ka patur dramatikisht mungesë të thellë pjesëmarrje të votuesit të djathtë. Me gjithë bateritë e mëdha mediatike të Berishës, manipulimet, shpifjet, mashtrimet, në fund fare gjysma e elektoratit të djathtë nuk votoi fare.
Në këto dy pika, kemi dy palë. Njëra që ka legjitimitet të pretenduar popullor, Berisha dhe pala tjetër e Alibeajt, që kanë legjitimitet të pretenduar institucional, thonë presim gjykatën.
Për mua as njëra as tjetra, nuk janë instrumenta të duhura për ti dhënë legjitimitet.
Kemi një luftë nën brez dhe me thika. Në këtë lloj beteje, askush nuk ka parë të mirën e përbashkët. Kanë djegur shtëpinë e tyre hde kjo karrakatinë nuk i mban më.
Basha dha dorëheqjen i detyruar, këtë gjë duhet ta bënte edhe zoti Berisha.
Nuk besoj se Berisha bën votime, sepse ka manipuluar vota jetë e mot!", tha Mërtiri në TPZ.