TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armand Shkullaku i konsideron "negociatat" e zhvilluara mes mazhorancës dhe grupit Alibeaj në PD, një "palaçollëk".
Mes tij dhe Ergys Mërtirit ka patur një debat lidhur me këtë çështje në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Pjesë nga debati:
Armand Shkullaku: Kjo është palaçollëk, për çfarë i shkon Edi Ramës? Nëse është opozitë dhe shkon në proces…
Ergys Mërtiri: Juridikisht ata janë vende në opozitë. Si grup parlamentar janë në opozitë. Por, si standart opozitar, në gjendjen që janë nuk mund të quhen.
Armand Shkullaku: Duke e ditur që me këtë grup formal, nuk ke tagër dhe rrezikon që edhe në mënyrë kushtetuese të paraqitësh emra, sepse duhen 20 deputetë, për cfarë shkon në bisedime me Edi Ramën? Atëherë shkon ose sepse je idiot, ose sepse do ti japësh vetes legjitimitet nëpërmjet Taulant Ballës. Vëmë bast, jemi të bindur që Rama do të zgjedhë president që do të çojë Alibeu apo e ka caktuar vetë?
Ergys Mërtiri: Ai shkon sepe nuk dëshiron ti lërë Ramës argumentin, për të thënë që ia shtrimë dorën opozitës por nuk pranuan. Alibeaj tha duke bërë bojkot forcojmë Ramën. Pra loja është kujt i ngec derri në dorë. Nëse shkojnë, i thonë Ramës e ke prishur ti konsensusin. Pra ia ngecën Ramën. Politika është kush ia ngec kujt!
Armand Shkullaku: Nuk janë shqiptarët idiotë! E dinë që Edi Rama do ta caktojë vetë presidentin.
Arjan Çani: Ka edhe shumë idiotë që nuk e kuptojnë. Po sikur të jenë duke na parë idiotë tani?
Armand Shkulllaku: Jo jo, idiotët e ndërrojnë kanalin, ka emisione edhe për idiotë. Ne e dimë që Rama e ka caktuar presidentin.
Arjan Çani: Po hipokrizi është kjo.
Armand Shkullaku: Po pse bëhesh ti palaço? Për cfarë shkon ti atje?