AKTUALITET, 30 Nëntor 2021, 08:52

Llogaraja mbulohet nga dëbora! Disa fshatra mbeten pa energji elektrike

Llogaraja mbulohet nga dëbora! Disa fshatra mbeten pa energji elektrike

Reshje dëbore ka pasur edhe në Llogara gjatë orëve të mbrëmjes dhe në orët e para.

Temperaturat e ulëta kanë bërë që fshati turistik i Llogarasë të zgjohen në petkun e dëborës. Rrugët janë të kalueshme pasi dy borëpastruese kanë punuar për hapjen e tyre.

Mirëpo problematike qëndron situata me energjinë elektrike. Prej dy ditësh, defektet në linjat e tensionit kanë bërë që fshati Llogara të jetë pa energji elektrike.