TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Blendi Himçi, Sekretar i PD-së në degën e Elbasanit, ka qenë në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka adresuar akuzat se formularët për Kuvendin e 11 dhjetorit janë firmosur nën trysninë e elementëve kriminalë.
Himçi deklaroi se këto janë akuza të pavërteta dhe se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, çdo ditë ndryshon version të ngjarjeve.
Ai tha se pas akuzave dhe fyerjeve që Bardhi u ka bërë demokratëve, është rritur numri i formularëve të plotësuar dhe vetëm ditën e djeshme në zyrën e tij, janë paraqitur për të firmosur tre delegatë.
Blendi Himçi: Zoti Bardhi ka patur disa qëndrime dhe më vjen keq që duke qenë deputet i Elbasanit dhe kryetar i grupit të punës, të ndryshojnë këto qëndrime nga dita në ditë. Qëndrimi i parë firmat nuk ishin të vërteta, pastaj nuk janë këto delegatët, më pas që 60% e delegatëve janë gënjyer me teke raki... Është ofendim shumë i madh për delegatët e Elbasanit. Akoma më keq kur shoh këto ndryshime në kurs të zotit Bardhi. Do ta ftoja Bardhin të përballet me të vërtetën. Absolutisht askush nuk është kërcënuar.
Gjatë këtyre dy ditëve ka ende formular të plotësuar nga kryetarë grup seksionesh dhe kanë plotësuar formular vetëm nga sjellja e pahijshme e zotit Bardhi. Janë delegatë të rinj. Është formë reagimi ndaj zotit Bardhi që po fyen çdo ditë demokratët. Nga kërcënimi dolëm tek tekja e rakisë sot. Tre kryetar grup seksioni kanë ardhur dje në zyrën time për të firmosur. Vazhdojnë dhe i bashkohen Foltores.
Ylli Rakipi: Sa përqind kanë firmosur deri sot?
Blendi Himçi: Formularët që janë në zyrën e zotit Paloka, janë 272 formularë nga 409, pra 67% e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor.
Kuvendi i datës 11 është Kuvendi i demokracisë, rithemelimit të Partisë Demokratike, ndërsa ai i datës 18 dhjetor, do ta quaj Kuvendin e burokracisë, të burokratëve që kanë mbetur rreth Lulzim Bashës.