AKTUALITET, 29 Nëntor 2021, 22:55

Agron Shehaj: Përçarja e PD-së në dorë të Bashës, duhet të japë dorëheqjen!

Agron Shehaj: Përçarja e PD-së në dorë të
Agron Shehaj dhe Lulzim Basha

Tashmë është një fakt i pashmangshëm që Partia Demokratike është në një fazë përçarje, por siç u shpreh deputeti Agron Shehaj nga studio e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, kjo situatë mund të shmanget vetëm përmes dorëheqjes së Bashës.

Sipas Shehajt, kryetari aktual i PD-së duhet të pranojë vullnetin e demokratëve dhe të dorëhiqet.

"Ajo që duhet të kuptojnë se si do shmanget kjo përçarje, e cila është në dorë të Bashës dhe duhet të pajtohet me vullnetin e demokratëve dhe duke dhënë dorëheqjen.

Kjo përçarje nuk riparohet pa dorëheqjen e kryetarit të PD de juro.

Është e pashmangshme sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Në një parti demokratike dorëheqja nuk është e pamundur, është gjëja më normale që duhet të kishte ndodhur", tha Shehaj.