TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Ashtu sikurse ishte lajmëruar qytetarët u mblodhën në shesh për të vijuar më pas drejt bulevardit.
Pjesëmarrja në këtë protestë është e lartë. Qytetarët kanë ardhur nga qytete të ndryshme të vendit. Ata mbajnë pankarta në duar dhe kërkojnë uljen e çmimeve.
“Boll na vodhët” është banderola që shoqëron këtë protestë. Sakaq, kjo është dita e katërt e reagimit qytetar që kundërshtojnë rritjen e karburantit dhe çmimeve të produkteve.