TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një përleshje me thika ka ndodhur sot në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit, pranë një lokali. Një 36-vjeçar ka plagosur me thikë një 50-vjeçar.
Policia bën me dije se konflikti mes dy shtetasve ka ndodhur për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, është arrestuar autori i ngjarjes shtetasi F.V.
NJOFTIMI I POLICISË
Plagosi me thikë 50-vjeçarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36-vjeçarin.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm të shtetasit F. V. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.