TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mesazhin që la në SPAK, pasi u paraqit në zbatim te mases se sigurise detyrim paraqitje.
Përmes një komunikimi pasi doli nga SPAK, Berisha e quajti Dumanin “mashtrues publik i rangut më të lartë”, dhe duke e akuzuar se ka dezinformuar opinionin publik lidhur me paditë për krime zgjedhore.
Berisha: Unë lashë këtë shënim Altin Treoplini allias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron. Deklaroj se paditë e sjella në Skap për krime elektorale pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.
E garantoj se do përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se komisioni, parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik. Me këtë mashtrim publik Altin Troplini është dhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të cdo standardi për votimin e shqiptarëve.
Po kështu në një mashtrim të pacipë, ai i deklaroi shqiptarëve se Strasburgu për cështjen Gëllçi u dezinformua Strasburgu, sepse ai nuk u dorëzua, por u arrestua.
Në vend që të kërkojë ndjesë publike për masat represive ndaj gazetarit Gëllci, mashtron sikur Strasburgu ka vendosur mbi bazën e mashtrimit, cka nuk mund të ndodhë kurrë.
