AKTUALITET, 9 Prill 2025, 12:26

Programi për sigurinë, Berisha: Kemi qeveri ministrash që merren me porosi vrasjesh dhe kryeministër padrino. Duhet “pastrimi i shtëpisë”!

Programi për sigurinë, Berisha: Kemi qeveri ministrash që merren

Aleanca për Shqipërinë Madhështore po prezanton programin e Partisë Demokratike në lidhej me sigurinë dhe rendin.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se për PD rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute

“Përshëndes forcat e policisë që qëndruan kundër krimit të organizuar, ata anëtarë të policisë që sot bëjnë çdo përpjekje për të zbatuar ligjin në kushtet më të jashtëzakonshme.

Ju siguroj se për PD rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute më madhore. Në këtë narkoshtet siç është Shqipëria, i pari dhe i vetmi në Europë,

Një nga pikat e programit tonë është pastrimi i shtëpisë sonë si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri ku jeta e veprimtaria e individit janë të sigurta.

Në të cilën investitorë të huaj të vijnë të sigurt, çka sot jemi në një situatë krejt të kundërt.

Ku për fatin më të keq rendi e siguria janë tërësisht në duart e krimit, ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh, me benefite nga trafiku i drogës, ku vetëm kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë e bandave.

Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpunëtorin e organizatave më të fuqishme kriminale shqiptare ku u krijon mundësinë e artë të investimit të mld eurove në kullat që mbijnë e do nisin të përhapen tani në qytete të tjera, në kulla që janë monumentet më të shëmtuara të drogës e krimit”, tha ai.

Berisha akuzoi edhe drejtorin e policise se shtetit, Ilir Proda, si te emëruar nga bandat dhe krimi.

“Ky drejtor matrixi ta quajmë kështu edhe dje apo pardje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bënë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria është në duart e krimit”, tha Sali Berisha.

Berisha: Sot jemi në një situatë të kundërt. Për fatin e keq rendi dhe siguria janë në duart e krimit, ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh, ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës. Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë bandave.

Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpuntor i organizatave kriminale, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri. Në këto kulla që mbijnë dhe që tani do përhapen në qytete të tjera, në këto  kulla që janë monumente më të shëmtuara të drogës dhe krimit. Sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre.

Ky drejtor matrixi ta quajmë kështu edhe dje apo pardje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bënë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria është në duart e krimit. Krimi urdhëron emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve, krimi emëron deputetët. Si Çyrbja ka edhe të tjerë. Krimi urdhëron emërimin e ministrave.