TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në prag të zgjedhjeve lokale në Greqi ka nisur nga politikanët grek të përdoret dhe çështja Beleri. Mesa duket çështja e shumë për folur në Shqipëri por e komentuar jo pak dhe nga pala greke ka nisur të zërë vend si kartë elektorale për partitë politike greke.
Tërheqja e të ashtuquajturve vorioepiriotë që janë një pjesë e konsiderueshme që jetojnë në Greqi, kanë bërë veçanërisht kreun e Bashkisë së Athinës Kostas Bakojanis ta komentojë zhvillimin që po ndodh me kryebashkiakun e Himarrës.
Duhet theksuar se Bakojanis disa javë më parë ishte me një grup politikanësh grek, pjesë e protestës në Himarrë në mbështetje të Fredi Belerit. Bakojanis ka reaguar në Facebook ku është përballur me një sërë kritikash nga komentuesit lidhet me qëndrimet e tij.
Με την απόρριψη του νέου αιτήματος αποφυλάκισης του Φρέντη Μπελέρη, η αλβανική κυβέρνηση επιμένει στην παραβίαση του κράτους δικαίου και του τεκμηρίου αθωότητας. Δεν του επιτρέπει καν να ορκιστεί, έστω από τη φυλακή. Δεν ξεχνάμε, δε σταματάμε.
— Kostas Bakoyannis (@KBakoyannis) September 18, 2023
Komentuesit i kanë quajtur qëndrimet e Bakojanist të dyfishta duke e krahasuar me qëndrimet kontradiktore që krijohen nëse përmendet çështja gati e ngjashme politikanit grek Ilias Kasiridhas.
Pas komentit të Bakojanisit, politikanit të Demokracisë së Re, për Belerin, mbi shtetin shqiptar, që duke mos i lejuar betimin kryebashkiakut të Himarrës tregon se nuk është në shinat e shtetit ligjor.