AKTUALITET, 1 Shkurt 2022, 15:45

Largohet shiu e bora/ Nesër vendi ‘goditet’ nga masat ajrore të qendrueshme por më të ftohta. Ja sa shkojnë temperaturat

Largohet shiu e bora/ Nesër vendi ‘goditet’ nga masat ajrore

Situata e paqendrueshme që ka risjellë në vend reshjet e shiut e dëborës do të jetë e përkohshme.

Sipas sinoptikanëve nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e nesërme do të hyjnë në qarkullim masat ajrore të qendrueshme më të ftohta.

Këto do të sjellin kthjellime në zonat bregdetare e ato të ulta ndërsa në male do të ketë vranësira deri mesatare.

Ngricat do të përfshijnë zonat malore dhe ato kodrinore të vendin.

Era kryesisht do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare dhe përkohësisht e vrullshme në bregdetin jugor. Valëzimi i forcës 3-4 ballë.

në zona malore -5 deri 2°C
në zona e ulëta 0 deri 12°C
në zona bregdetare 2 deri 12° C