AKTUALITET, 2 Janar 2024, 20:29

Aksident në Lushnjë, dy të plagosur në gjendje të rëndë

Aksident në Lushnjë, dy të plagosur në gjendje të

Përplasen dy mjete në aksin rural Kasht Bardhë-Krutje, me pasojë dy të plagosur. 

Mjeti tip fuoristrada me targa gjermane udhëtonte nga Kasht Bardhë në drejtim të Krutjes dhe mjeti tip Pasat me targa AA 384 jy, i ka prerë rrugën në kryqëzim. Nga përplasja të plagosur rëndë kanë mbetur dy shtetas banues në zonë. 

Mwsohet se mjeti Pasat përfundoi në kanal me mjetin. Sakaq, pritet ekspertiza e policisë për të saktësuar shkaqet e aksidentit.